Danezi pëlqehet prej disa kohësh

Futboll

Danezi pëlqehet prej disa kohësh

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:44
Danezi pëlqehet prej disa kohësh

Milani vazhdon të shohë opsionet e merkatos dhe studion lojtarë. Mes tyre, edhe ata që po bëjnë mirë në Europian.

Mes tyre, bie në sy Mikkel Damsgaard, një nga protagonistët e Euro 2020. Danezi shkruajti historinë, duke u bërë futbollisti i parë i lindur në 2000 që shënoi në këtë edicion…

Goli, i cili ndihmoi të mposhtte Rusinë, është gjithashtu ai i më të rinjve në historinë e Danimarkës në garën kontinentale.

Goli i Damsgaard erdhi pikërisht 20 vjeç e 353 ditë.

Përtej golit kundër rusëve, paraqitjet e lojtarit të Sampdoria nuk po kalojnë pa u vërejtur.

Lotjari i datëlindjes 2000 po tregon atë që kishte shfaqur edhe te Sampdoria sezonin e shkuar në Serie A.

Siç është raportuar nga Sky Sport, në orët e fundit, Milani po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte për klubin doarian për Damsgaard.

Danezi pëlqehet prej disa kohësh dhe ndiqet me shumë interes nga kuqezinjtë.

Sky sqaron se për momentin nuk ka negociata të vërteta, por mund të ketë azhornime për këtë çështje në ditët në vijim.

Damsgaard mund të mbulonte të tre rolet prapa sulmuesit, në skemën tashmë të njohur 4-2-3-1 të Stefano Pioli, por me Sampdoria ai u dallua më shumë si anësor i majtë.

Sezonin e kaluar, në 37 paraqitje (shumë segmente loje), shënoi dy gola, me katër asist.

Vlerësimi i talentit danez është rreth 20 milion euro. Një vlerësim tashmë i rëndësishëm por që duket se është i destinuar të rritet.

Futbollisti, siç u përmend, është shumë popullor, por Milani nuk është skuadra e vetme që ka treguar interes për të.

Sampdoria së shpejti mund të marrë oferta nga Spanja, me Barcelonën në krye dhe veçanërisht nga Anglia, ku disa klube janë të gatshëm të bëjnë një sulm për të.

Blerja e Damsgaard mund të shihet në dritën e një largimi të mundshëm të Rafael Leao dhe Hauge.

Danezi, në fakt, kryesisht luan në të njëjtën zonë të fushës si portugezi dhe norvegjezi.

Siç është thënë, të dy lojtarët nuk konsiderohen të pa transferueshëm dhe në ofertën e duhur ata mund të largohen nga Milani gjatë kësaj merkatoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat