Kryetrajneri i Prishtinës para sfidës së Champions League: Shpresojmë në rezultat pozitiv 

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës para sfidës së Champions League: Shpresojmë në rezultat pozitiv 

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:14
Kryetrajneri i Prishtinës para sfidës së Champions League: Shpresojmë në rezultat pozitiv 

Kryetrajneri i kampionit të Kosovës, Prishtinës, Zekirija Ramadani, me padurim e pret sfidën e nesërme ndaj Inter d’Escaldes, që luhet në orën 20.00.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të finales së play-off-it të parakualifikueseve për Champions League në futbol, ndërsa Prishtina kërkon fitore që e dërgon në rrethin e parë eliminator.

Prishtina është në formë të mirë dhe beson e shpreson në fitore. 

“Mendoj se ekipi është i vëmendshëm, i kujdesshëm, e din se çka na pret - një ndeshje shumë e vështirë. E mira është rikthimi i Bekteshit, është i mirëseardhur. 

Do të mundohemi ta freskojmë ekipin në formacion, sepse tash është pak më lehtë për neve si trajner kur ke konkurrencë të mirë dhe të barabartë. 

Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe nëse do të kemi angazhimin e njëjtë dhe përqendrimin pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, para portës e mendoj, në finalizim të aksioneve, atëherë besoj se mund të realizojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë”, tha Ramadani për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat