E duan Milani, Barcelona dhe Spurs

Futboll

E duan Milani, Barcelona dhe Spurs

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 00:36
Mikkel Damsgaard

Mesfushori i Sampdorias, Mikkel Damsgaard, po bën një paraqitje shumë të mirë në “EURO 2020” me Danimarkën, kështu duke tërhequr vëmendjen e Barcelonës, ​​Milanit, Tottenhamit dhe West Ham.

Ai do të mbushë 21 vjet javën e ardhshme, derisa u bashkua me Samp nga Nordsjaelland për 6.75 milionë euro në shtator të vitit 2020.

Claudio Ranieri i dha atij relativisht pak hapësirë në Serie A, por ai gjithsesi shënoi dy gola dhe kontribuoi me katër asistime nga gjithsej 35 paraqitje.

Goli i tij fantastik nga distanca në fitoren 4-1 të Danimarkës ndaj Rusisë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Milani është gjithashtu i interesuar, derisa Ekstra Bladet pretendon se Simon Kjaer po bën çmos për ta bindur Damsgaard se San Siro do të ishte një mundësi ideale.

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, komentoi garën për ta marrë Damsgaard në ekip duke thënë se çmimi për të ishte 30 milionë euro, por do të rritet në 40 milionë euro nëse ai shënon përsëri për Danimarkën në kampionatin evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat