Bastet favorizojnë Prishtinën kundër skuadrës nga Andorra

Futboll

Bastet favorizojnë Prishtinën kundër skuadrës nga Andorra

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:39
Bastet favorizojnë Prishtinën kundër skuadrës nga Andorra

Prishtina është e mobilizuar deri në pikën e fundit për fitore kundër skuadrës nga Andorra, Inter Escaldes, e cila zhvillohet sonte në orën 20.00, në stadiumin në Elbasan. 

Kjo ndeshje është finale e play-off-it të parakualifikueseve për Champions League, fituesi i kësaj sfide kualifikohet në rrethin e parë eliminator.

Kryetrajneri i kampionit të Kosovës, Prishtina, Zekirija Ramadani, e ka përgatitur maksimalisht dhe kërkon fitore.

Image

Bastet e favorizojnë në çdo aspekt Prishtinën.

“188bet” për fitoren e Prishtinës e ka koeficientin 1.34, për barazim 4.25 dhe triumfin e rivalit 7.20.

“Bwin” favorizon Prishtinën, për triumf e ka 1.45, për barazim 4.00 dhe për fitoren e rivalit 7.50.

“10Bet” për triumfin e Prishtinën e ka koeficientin 1.36, për barazim 4.50 dhe për ngadhënjimin e Interit 9.50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat