Agim Ademi: Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues 

Futboll

Agim Ademi: Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues 

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:28
Agim Ademi: Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues 

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, uron klubin e futbollit Prishtina për kualifikimin në rrethin e parë kualifikuese të Champions League.

“Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Paraqitja e mirë dhe përkushtimi i treguar si në ndeshjen gjysmëfinale ndaj skuadrës Folgore po ashtu edhe në atë finale ndaj skuadrës Inter d'Escaldes, dëshmojnë se kalimi i këtij rrethi parakualifikues ishte mëse i merituar. 

Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojë sa më larg në garën më prestigjioze të futbollit evropian”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook. 

Futbollisti Endrit Krasniqi është trim i fitores së Prishtinës, me rezultat 2:0 ndaj Inter Escaldes nga Andorra,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat