Sfida e Budapestit

Futboll

Sfida e Budapestit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:55
Sfida e Budapestit

Pas Italisë dhe Belgjikës me maksimumin e pikëve e mbylli aventurën e fazës së grupeve në këtë edicion të 16 të kampionatit evropian gjithashtu edhe përfaqësuesja e Holandës, që tani bëhet gati për t’u përballur me Republikën Ceke, në takimin e parë të fazës së mëtejshme, me eliminim të drejtpërdrejtë.

Dy vendet munguan në aktivitetin e fundit madhor, pra fazën finale të kampionatit botëror që u zhvillua në Rusi, megjithatë si Holanda ashtu edhe Cekia bënë një paraqitje të mirë në fazën hapëse të këtij evropiani, duke u kualifikuar me sukses për në fazën e knock out-it.

Tulipanët” janë rritur ndjeshëm në aspektin e lojës, duke hedhur poshtë dyshimet e mëdha që u ngritën në prag të këtij aktiviteti. Befas portokallinjtë numërojnë katër fitore radhazi dhe nën drejtimin e trajnerit Frank de Boer përfaqësuesja holandeze krenohet me vetëm 1 humbje në 13 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet.

Bëhet fjalë për disfatën 4-2 në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit, në fundin e muajit mars, në ndeshjet eliminatore të vlefshme për kampionatin e ardhshëm botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat