Milan e gjen zëvendësuesin e Hakan Calhanoglus

Futboll

Milan e gjen zëvendësuesin e Hakan Calhanoglus

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:28
Hakan Calhanoglu

Klubi i Milanit duket se nuk ka humbur kohë shumë për të gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglus që u transferua tek Interi.

Sipas gazetës spanjolle, “Marca”, Milan është interesuar për shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Philippe Coutinhos.

“Kuq e zinjtë” tashmë kanë zhvilluar negociata me katalunasit sipas mediumit spanjoll.

Milani po mendon që të bëj një shkëmbim lojtarësh për të siguruar shërbimet e brazilianit.

Katalunasit dëshirojnë ta largojnë Coutinhon për shkak të pagës së madhe që ka dhe problemet që po i ka me lëndimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat