Besa mbetet pa kryetrajner, Krasniqi jep dorëheqje 

Futboll

Besa mbetet pa kryetrajner, Krasniqi jep dorëheqje 

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:13
Besa mbetet pa kryetrajner, Krasniqi jep dorëheqje 

Leotrim Krasniqi jep dorëheqja nga pozita e kryetrajnerit të Besës nga Peja. 

Ai tregon edhe arsyet e dorëheqjes.

“Faleminderit FC Besa .

Nuk do të jem më pjesë e FC Besa, klubi im i parë si trajner i ekipit të parë, për këtë jam falënderues udhëheqësve të klubit për besimin që kanë patur në punën time. 

Po largohem me bindjen që kam dhënë gjithçka nga vetja, që nuk jam kursyer asnjë ditë të punës time, që kam punuar ndershëm dhe pa hile.

Si në aspektin njerëzor dhe atë futbollistik shpresoj që kemi lënë diçka të mirë të klubi i Besës. 

Faleminderit të gjithë atyre personave të lidhur me klubin që kemi punuar së bashku, stafit tim dhe të gjithë futbollistëve për konsideratën e tyre ndaj meje”, njofton Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat