Ferizaj para fillimit të përgatitjeve...

Futboll

Ferizaj para fillimit të përgatitjeve...

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:06
Ferizaj para fillimit të përgatitjeve...

Klubi i futbollit Ferizaj po e bën seleksionimin e futbollistëve para fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.  

“FC Ferizaj  në proces të identifikimit të nevojave dhe të përfundimit të listës për kategorinë e seniorëve.

Kryetrajneri Megzon Visoka në kërkim të informative ma shumë për disa lojtar që aktualisht janë pjesë e FC Ferizajt si dhe për të dhënë mundësinë e barabartë disa lojtarëve të tjerë që kanë shprehur dëshirën për t’u angazhuar në FC Ferizaj  me datë 28 qershor ka bërë një grumbullim të lojtarëve të cilët deri me datën 3 korrik do të vezhgohen nga kryetrajneri Megzon Visoka dhe anëtarët e Shtabi teknik të skuadres tonë.

Ky aktivitet është bëre për të hequr dilemat dhe vështirësitë rreth seleksionimit të lojtarëve si dhe racionalizimin e kohës para fillimit të përgatitjeve zyrtare për kategorinë e seniorëve. Zyrtarisht  përgatitjet fillojnë me datën 5 Korrik”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat