Neuer: Nuk u trembemi anglezëve

Futboll

Neuer: Nuk u trembemi anglezëve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:45
Neuer: Nuk u trembemi anglezëve

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, beson se skuadra e tij i ka të gjitha shanset për të fituar dhe kualifikuar ndaj Anglisë në përballjen e sotme në Londër për fazën e 1/8-ve. Në konferencën për shtyp për faqen e UEFA-s, kapiteni i “Pancerave” tha se vlerësimi për kundërshtarin e sotëm është maksimal.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Ata luajnë në shtëpi dhe kjo do të jetë një motivim më shumë për ne për të bërë më të mirën. Duam të tregojmë se jemi këtu për të shkuar larg.

Europiani është i paparashikueshëm pasi nuk ka skuadra të vogla, mjafton të shohim ndeshjet që janë luajtur deri tani”, tha Nojer që më pas bëri dhe një premtim për tifozët gjermanë.

“Do të japim gjithçka për të bërë të lumtur tifozët të cilët kanë vuajtur në ndeshjen ndaj Hungarisë. Gjermania do të përballet denjësisht, në ‘Wembley’ luajmë për gjithçka”, tha kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat