Bastoret favorizojnë Anglinë

Futboll

Bastoret favorizojnë Anglinë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:41
Bastoret favorizojnë Anglinë

Të premtën do të fillojë faza e ndeshjeve çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Shumë skuadra favorite si Franca dhe Holanda janë eliminuar në fazën 1/8 e Kampionatit Evropian, andaj janë kombëtaret e tjera që shihen si fituese të turneut të madh të futbollit evropian.  

Nësër fillon faza e çerekfinalve të Euro 2020 me dy ndeshjet e para: Zvicër – Spanjë dhe Belgjikë – Itali, ndërsa të shtunën zhvillohen përballjet tjera si: Çeki – Danimarkë dhe Ukrainë – Angli.

Sipas ‘Bet365’ tani favoritja për ta fituar Evropianin në fund llogaritet Anglia me kuotën 2.87, pastaj vjen Spanja me kuotë 4.00, Italia 5.00, Belgjika 8.00 dhe Danimarka 11.00.

Ndërsa kombëtaret më  pak të favorizuara për të fituar në fund janë Zvicra dhe Çekia, që kanë kuotë 26.00 dhe Ukraina 34.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat