Agnelli flet për raportet me Ceferinin

Futboll

Agnelli flet për raportet me Ceferinin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:18
Andrea Agnelli dhe Aleksander Ceferin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka folur lidhur me lidhjen që ka me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Dyshja në të kaluarën ishin shumë të afërt, por lidhja e tyre mes vete u prish, kur Agnelli iu bashkua Florentino Perezit në idenë e krijimit të Superligës Evropiane.

I pyetur për Ceferin, Agnelli befasisht deklaroi se ka lidhje të shkëlqyer.

“Gjithmonë kam pasur lidhje të shkëlqyer me presidentin Ceferin, unë vazhdoj ta admiroj si person”.

“Besoj që do rregullon nga pozita ime, dua të bëjë në mënyrën më korrekte. Alex mbetet personi që ka admirimin tim dhe është gjyshi i vajzës sime. Jam i bindur se do gjejmë zgjedhje për të gjitha keqkuptimet që kishim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Agnelli ka konfirmuar se UEFA i ka dërguar letër që i njofton për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat