Klubi italian bën shaka me Leo Messi që ka mbetur pa ekip

Futboll

Klubi italian bën shaka me Leo Messi që ka mbetur pa ekip

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:17
Klubi italian bën shaka me Leo Messi që ka mbetur pa ekip

Leo Messi – nga sot zyrtarisht – është një futbollist i lirë dhe pa skuadër, pasi kontrata e tij me Barcelona ka përfunduar…

Dhe pikërisht në këtë moment ka nisur edhe rrjeti që të bëhet “zjarr” dhe sidomos të përhapë pak humor, me oferta nga më të çuditshmet, sikurse shakaja e bërë nga klubi i Serie B në Itali, Como.

E gjitha kjo ndodh pasi ish-presidenti Enrico Preciozi deklaroi se Messi kishte pasur një provë me ta, por kalimi i argjentinasit te italianët nuk u bë i mundur.

Tashmë Como i shkruan në “Whatsapp” yllit që me gjasa do të rinovojë me Barcelonën. “Përshëndetje Leo, si jeni? U bë kohë që nuk shihemi… A takohemi këto ditë?”.

Në postimin e bërë në Instagram, Como mesazhin e shoqëron me “Ndaloni! Ai e ka parë mesazhin dhe po shkruan…”, shoqëruar edhe me hashtagun “Rikthehu në shtëpi Leo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat