Llapjanët përforcohen me futbollistin brazilian

Futboll

Llapjanët përforcohen me futbollistin brazilian

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:57
Llapjanët përforcohen me futbollistin brazilian

Llapi nga Podujeva vazhdon me përforcime për garat evropiane dhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapjanët përforcohen me futbollistin brazilian.

“Klubi ka arritur t'i siguroj shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupi, Bianor Neto. 27 vjeçari pas negociatave të cilat u finalizuan me sukses është bindur me projektin e skuadrës dhe do të jetë pjesë e grupit menjëherë nga dita e nesërme kur skuadra iu rikthehet stërvitjeve pas dy ditëve pushimi.

Bianor Neto, i lindur më 28.06.1994 në Manaus, AM të Brazilit. I gjatë 1,87 m. Në edicionin e fundit, Neto u paraqit në 35 ndeshje zyrtare për

Shkupin (34 në Prva Liga dhe 1 në kualifikimet e Europa Ligës), duke arritur të realizoj 3 gola në 3024' minuta të luajtura.

Më parë është paraqitur edhe për Makedonija Gjorce Petrov (41 paraqitje/39 në Prva Liga dhe 2 në kualifikimet e Europa Ligës) me gjithsejt 3480' minuta të luajtura.

Me cilësitë dhe përvojën e tij, Bianor”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat