Suada Jashari: Grupi i vështirë, por ne do të mundohemi ta kalojmë këtë fazë të Championsit

Futboll

Suada Jashari: Grupi i vështirë, por ne do të mundohemi ta kalojmë këtë fazë të Championsit

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 21:59
Suada Jashari: Grupi i vështirë, por ne do të mundohemi ta kalojmë këtë fazë të Championsit

Trajnerja e KFF Mitrovica, Suada Jashari, ka folur për Mitrosport, pas shortit në ligën e kampionëve në konkurencën e femrave, ku skuadra që ajo drejton  është në një grup jo të lehtë.

Sipas Jasharit, ekipa nga Norvegjia por edhe ajo nga Greqia, janë ekipe me eksperiencë në garat ndërkombëtare.

Suada Jashari: Grupi nuk është nga grupet më të  lehta, e dijmë që Norvegjia ka një ligë shumë të fortë dhe me ekipin norvegjezë  kemi ndeshjën e parë që është shumë e rëndësishme për vazhdimsinë.

Ne do të mundohemi ta kalojmë me sukses këtë fazë  edhe pse jemi të vetdijshëm që kemi të  bëjmë me ekipe  të cilat kanë eksperiencë, por ne do të punojmë shumë dhe jemi optimist.

Edhe skuadra  nga Greqia, AS Paok, ka shumë eksperiencë në ligën e kampionëve por  ne dotë  tentojmë  patjetër ta kalojmë grupin. Uroj të na përcjell edhe fati në këto ndeshje sepse në futboll është i nevojshëm".

KFF Mitrovica, është kampion dhe fitues i kupës së Kosovës në futboll dhe është skuadra më e organizuar në futbollin e femrave por edhe më gjërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat