Legjenda: Italia është më e përgatitur taktikisht se çdo ekip tjetër

Futboll

Legjenda: Italia është më e përgatitur taktikisht se çdo ekip tjetër

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:14
Alessandro Del Piero

Alessandro Del Piero beson se Italia e meritonte të mposhte Belgjikën.

Italia u kualifikua në gjysmëfinale të UEFA Euro 2020 falë një fitore 2-1 ndaj Belgjikës.

Golat u shënuan nga Lorenzo Insigne dhe Nicolò Barella.

Italia është vetëm 90 minuta larg nga finalja, por duhet të mposhtë Spanjën në gjysmëfinale të martën dhe Del Piero ishte shumë optimist për nivelin e kësaj kombëtarje.

“Ne jemi më të përgatitur taktikisht se çdo ekip tjetër, ka një angazhim të madh dhe të gjithë e dinë se çfarë të bëjnë në fushë,” i tha Sky Sport Italisë, Alessandro Del Piero.

“Ekziston energji dhe miqësi midis lojtarëve. Ne mund ta falënderojmë Lukakun për disa gabime, por ka shumë aspekte pozitive në këtë fitore”, tha Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat