Milan vazhdon kërkimet

Futboll

Milan vazhdon kërkimet

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:09
Milan vazhdon kërkimet

Milan vazhdon kërkimet për zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu.

Sipas Gazzetta dello Sport, objektivi i madh i kuqezinjve është Isco i Real Madrid.

Në sezonin e fundit, ish-ylli i Malaga-s ka luajtur 25 ndeshje në La Liga, vetëm tetë prej të cilave si titullar dhe nuk ka shënuar asnjë gol, një tjetër shenjë kjo që cikli i tij në Madrid mund të jetë mbyllur.

Kuqezinjtë synojnë ta marrin lojtarin me të njëjtën formulë që po përdorin për Brahim Diaz, huazim me të drejtën e blerjes për 22 milionë euro dhe të drejtën e blerjes mbrapsht nga Los Blancos të fiksuar në 27 milionë.

Alternativat janë Tadiq i Ajax-it dhe Ziyech i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat