Reagojnë për pagën e Lionel Messit

Futboll

Reagojnë për pagën e Lionel Messit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:54
Reagojnë për pagën e Lionel Messit

Kontrata e legjendës së Barcelonës, Lionel Messit skadoi më 30 qershor dhe tash ai është lojtar i lirë, që nënkupton se çdo klub i botës mund ta transferojë atë, përcjell Insporti. Në janar, ishin publikuar të ardhurat e Messit nga kontrata e mëhershme me klubin katalanas, dhe u zbulua se gjashtë herë ‘Topi i Artë’ po përfitonte 555 milionë falë pagës, të drejtave të imazhit, bonuseve dhe variablave tjera.

Ishin edhe yjet e NBA si Kevin Durant dhe Isaiah Thomas mbetën të shokuar, pasi e kuptuan sa fiton Messi.

Thomas, i cili më herët ka luajtur për LA Lakers dhe është aktualisht agjent i lirë, shkroi: ”Oh Zot i madh. Duhet t’i “bëj” fëmijët futbollistë.”

Durant, kontrata katër-vjeçare e të cilit me Brooklyn Nets vlen 164 milionë dollarë, shkroi: ”Çmenduri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat