Italia në finalen e madhe, Spanja tronditet! 

Futboll

Italia në finalen e madhe, Spanja tronditet! 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:57
Italia

(E plotësuar) - Italia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian në futboll. 

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Spanjës. Spanja e tronditur paketon valixhet për në shtëpi. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati, kësisoj penalltitë përcaktuan finalistin. 

Image

Italia e pret në finale fituesin e takimit Angli - Danirmarkë.

120 minuta lojë me rivalitet dhe mbajtën në emocione tifozët në stadiumin “Wembley” të Londrës, veçmas penalltitë.   

Në minutën e 26-të, portieri Donnarumma shpëtimtar i Italisë, Olmo nga afërsia 11-12 metra nuk shënon.

Në minutën e 45-të, Spanjën e shpëton shtylla. Emerson godet fortë por fat për portierin Simon, shtylla e djathtë aleati tij.
Busquets në minutën e 52-të godet bukur nga rreth 17 metra por nuk ishte i saktë, shkon mbi portën e Italisë. 

Pjesa e dytë më atraktive e me dy gola.

Pas një minute (53’) Chiesa godet përtokë por Simon reagon bukur dhe nuk lejon të mposhtet.

Në minutën e 60-të, Italia në epërsi (1:0) me golin e Chiesas. Portieri Simon vetëm e ka shikuar topin duke u futur në këndin e majtë pas goditje nga 12-13 metra te Federico Chiesas.

Image

Zëvendësuesi Alvaro Morata barazon rezultatin në minutën e 80-të. Ai del i vetmuar dhe me goditje përtokë e mposhti portierin Donnarumma, që nuk pati se çfarë të bënte vetëm e shikoi topin si futej në këndin e poshtëm të djathtë.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në vazhdime dy herë nga 15 minuta, sidomos në pjesën e parë të vazhdimeve Morata dhe Llorente nuk shënuan nga pozitat e mira. 

Image

As pas vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati, kështu që penalltitë përcaktuan finalistin.   

Penalltitë, për Italinë shënuan Belotti, Bonucci, Bernardeschi, Jorginho; dështon Locatelli (mbron portieri Simon në këndin e djathtë) dhe për Spanjën Moreno, Alcantara; dështon Olmo (mbi portë), Morata (Donnarumma mbron). Italia triumfon me penallti me rezultat 4.2 dhe është në finalen e madhe, Spanja eliminohet.

Italia – Spanja 1:1 – 4:2 me penallti
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Shënues: Chiesa (60’) – Morata (80’).
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Kartona të verdhë: Toloi, Bonucci - Busquets.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (Toloi 74’); Barella (Locatelli 85’), Jorginho, Verratti (Pessina 74’); Chiesa (Bernardeschi 107’), Immobile (Berardi 61’), Insigne (Belotti 85’).
Spanja: Simon; Azpilicueta (Llorente 85’), Laporta, García (P. Torres 109’), Alba; Koke (Rodri 70’), Busquets (Alcantara 106’), Pedri; Olmo, Oyarzabal (Moreno 70’), F. Torres (Morata 62’).

Italia është finalisti i parë i Kampionatit Evropian në futboll. 

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Spanjës. Spanja e tronditur paketon valixhet për në shtëpi. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultat, kësisoj penalltitë përcaktuan finalistin. 

120 minuta lojë me rivalitet dhe mbajtën në emocione tifozët në stadiumin “Wembley” të Londrës, veçmas penalltitë.   

Pëfundon ndeshja, as pas 120 minutave nuk ka ndryshim, ndeshja në penallti.

118' Minutat e fundit të vazhdimeve.

115' Angazhim i madh, secila kërkon golin.

112' Ndeshja po shkon drejt penalltive?

109' Lojë me emocione.

106' Filon pjesa e dytë  e vazhdimeve.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve. 

105' Spanja më e mirë në 15 minutat e parë të vazhdimeve.

103' Spanja shumë e rrezikshme.

100' Spanja kërkon golin.

98' fat për Italinë, Morata i pasaktë.

95’ Të dy kombëtaret luajnë me vetëmohim të pashoq.

Italia – Spanja 1:1
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Shënues: Chiesa (60’) – Morata (80’).
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Kartona të verdhë: Busquets.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (Toloi 74’); Barella (Locatelli 85’), Jorginho, Verratti (Pessina 74’); Chiesa, Immobile (Berardi 61’), Insigne (Belotti 85’).
Spanja: Simon; Azpilicueta (Llorente 85’), Laporta, García, Alba; Koke (Rodri 70’), Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal (Moreno 70’), F. Torres (Morata 62’).

93' Lojë e pëlqyeshme.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Itali - Spanjë, ndeshjet e luftuar, shkon në vazhdime

90' Ndeshja po shkon drejt vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

  87’ Lojë me presion të madh nga të dy palët.

Italia – Spanja 1:1
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Shënues: Chiesa (60’) – Morata (80’).
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Kartona të verdhë: Busquets.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (Toloi 74’); Barella (Locatelli 85’), Jorginho, Verratti (Pessina 74’); Chiesa, Immobile (Berardi 61’), Insigne (Belotti 85’).
Spanja: Simon; Azpilicueta (Llorente 85’), Laporta, García, Alba; Koke (Rodri 70’), Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal (Moreno 70’), F. Torres (Morata 62’).

84' A do të kemi vazhdime?

82' Emocione të mëdha. 

80' Morata barazon rezultatin. Ai del i vetmuar dhe pa problem shënon në këndin e poshtëm të djathtë.

 80' ndeshja po shkon drejt fundit.

 77' Italia afër finales.

74' Lojë me ritëm.

71’ Lojë e fortë, Spanja e do barazimin.

Italia – Spanja 1:1

Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Shënues: Chiesa (60’) - Morata (80').
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Kartona të verdhë: Busquets.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile (Berardi 61’), Insigne.
Spanja: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke (Rodri 70’), Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal (Moreno 70’), F. Torres (Morata 62’).
68' Spanja në presion.

65' Oyarzabal i Spanjës lëshon një rast të mirë.

64’ Italia ka epërsinë, ka qetësinë.

Italia – Spanja 1:0
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Shënues: Chiesa (60’).
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Kartona të verdhë: Busquets.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile (Berardi 61’), Insigne.
Spanja: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal, F. Torres (Morata 62’).

60' Italia në epërsi (1:0) me golin e Chiesas. Portieri Simon vetëm e ka shikuar topin duke u futur në këndin e majtë pas goditje nga 12-13 metra te Federico Chiesas. 

58' Lojë e bukur.

55' Lojë më e gjallë se në pjesën e parë.

53’ Chiesa godet përtokë por Simon reagon bukur dhe nuk lejon të mposhtet.

52' Busquets godet bukur nga rreth 17 metra por nuk ishte e saktë, shkon mbi portën e Italisë. 

51' Kartoni i parë i verdhë, Busquets i Spanjës.

48' A do të jetë pjesa e dytë më dinamike?

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Itali – Spanjë 0:0.

Spanja më e mirë, ka pasur edhe një rast ideal.

Në minutën e 26-të, portieri Donnarumma shpëtimtar i Italisë, Olmo nga afërsia 11-12 metra  nuk shënon.

Në minutën e 45-t.ë, Spanjën e shpëton shtylla. Emerson godet fortë por fat për portierin Simon, shtylla aleat.

Italia – Spanja 0:0
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.
Spanja: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal, Torres.

44' Të dy kombëtaret luajnë me kujdes.

40: Fundi i pjesës së parë.

38' Italia asnjë rast ideal deri me tash.

36' lojë e mirë nga të dy palët, sidomos nga Spanja.

34' Spanja më energjike, por sulomuesit e saj nuk po arrijnë të janë konkret deri me tash.

31' Italia ka kokëçarje me mbrojtjen e Spanjës.

29' Ende pa gola, një rast deri me tash.

Itali - Spanjë 0:0

Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Shikues: 60.000.
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.
Spanja: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal, Torres.

26' Portieri Donnarumma shpëtimtar i Italisë, Olmo nga afërsia 11-12 metra nuk shënon.

25' Spanja e mban në presion Italinë.

23' Edhe më tej pa gola.

20' Italia pati mundësi por lojtarët e mbajtën shumë topin, Spanja eviton rrezikun.

18' Italia po orvatet por po has në mbrojtje të fortë të Spanjës.

15' Torres u tregua egoist dhe godet nga 20 metra jashtë shtyllës së djathtë pingule të Italisë.

3' Spanja po e kërkon me ngulm golin.

1o' Spanja ka shruar presionin.

8' Lojë me rivalitet oir deri me tani pa raste.

6' Italia duket më e rrezikshme.

4' Pritet lojë e fortë mes të fuqishmëve.

2' 60 mijë shikues të pranishëm.

1' Fillon takimin.

Të gjithë janë në pritje të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian, mes Italisë dhe Spanjë.

Cila do të jetë në finale, gjithçka do të shihet sonte.

Ndeshja fillon në orën 21.00 dhe pritet me drithërima.

Italia – Spanja
Stadiumi “Wembley” në Londër. 
Gjyqtarë: F. Brych, M. Borsch, S. Lupp.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.
Spanja: Simon; Azpilicueta, Laporta, García, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Oyarzabal, Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat