Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Mottës

Futboll

Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Mottës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:33
Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Mottës

Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të momenteve të fundit, Thiago Motta do të marrë drejtimin e Spezias për sezonin e ri.

Trajneri italo-argjentinas ka takuar drejtuesit e klubit ligur paraditen e sotme dhe palët kanë rënë parimisht dakord, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Mottës si trajner, pasi e nisi duke drejtuar skuadrën U19 të PSG-së dhe më pas qëndroi për 9 javë në pankinën e Genoas në Serinë A, teksa tani do të provojë të bëjë mirë në stolin e Spezias.

Menjëherë pas zyrtarizimit, 39-vjeçari Motta do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ri, teksa pritet që në dispozicion 17 futbollistë dhe më pas do të presë dhurata nga merkatoja, për të formuar një grup konkurrues.

Sezonin e kaluar Spezia u drejtua nga Vincenzo Italiano, që bëri mjaft mirë në pankinë, duke shfaqur një skuadër që di të luajë mirë futboll dhe të qarkullojë topin, por 43-vjeçari u largua pak ditë më parë për t’u ulur në stolin e Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat