I vetmi që mund ta kalojë Ronaldon

Futboll

I vetmi që mund ta kalojë Ronaldon

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:10
I vetmi që mund ta kalojë Ronaldon

Tani që ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, finalja mes Anglisë dhe Italisë (e diel, 11 korrik në Uembli), jemi afër ta mësojmë golashënuesin më të mirë të “Euro 2020”. Kristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Patrik Shik i Republikës së Çekisë, janë të parët me nga 5 gola secili.

Ata ndiqen nga Karim Benzema i Francës, Emil Forsbeg i Suedisë, Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Hari Kejn i Anglisë.

Derisa të gjithë të lartpërmendurit nuk janë më pjesë e turneut të verës, anglezi Kejn e ka edhe një ndeshje për ta fituar këtë çmim.

Sulmuesit të Totenhamit i duhet një gol për ta barazuar Ronaldon në vendin e parë, ndërsa dy gola për ta kaluar atë. Sipas rregullave të UEFA-s, kur dy futbollistë e kanë numrin e njëjtë të golave, atëherë shikohen dy kritere – asistet dhe minutat e zhvilluara..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat