Cilët nga presidentët do të jetë në Wembley?

Futboll

Cilët nga presidentët do të jetë në Wembley?

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:13
Cilët nga presidentët do të jetë në Wembley?

Vetëm 4 nga 55 presidentë të federatave europianë të futbollit, mësohet se do të jenë të dielën të pranishëm në finalen mes Anglisë dhe Italisë të Euro 2020, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Dy nga 4 presidentët janë nga Shqipëria, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Agron Duka dhe Voltana Ademi si presidente e ekipit së Vallaznisë.

Shkak i mospranisë së 51 presidentëve të tjerë janë bërë kushtet e vendosura nga UEFA, sipas të cilave, ata duhet të qëndronin në izolim në hotel dhe mund të dilnin vetëm për ndeshje.

Rregulla që ishin të vlefshme edhe për takimet e gjysmëfinaleve. 93 përqind e drejtuesve të futbollit në Evropë i kanë refuzuar këto kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat