Shokon agjenti i Hakimit

Futboll

Shokon agjenti i Hakimit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:27
Shokon agjenti i Hakimit

Pavarësisht se u bashkua me PSG vetëm disa ditë më parë, Achraf Hakimi ka një ëndërr.

Për ta zbuluar atë, në një intervistë me mikrofonat e “El Transistor” të “Onda Cero” mendon agjenti i tij, Alejandro Camano: “Achraf ëndërron të kthehet e të veshë sërish fanellën e Realit. Ai ka lindur në Madrid, është rritur në Madrid dhe është normale që ta ketë këtë dëshirë të fortë”.

Pastaj, në lidhje me operacionin që e transferoi mbrojtësin maroken nga Interi te PSG, menaxheri shtoi: “Reali kishte mundësi të përputhej me ofertën, por nuk e bëri. Për një moment e patëm iluzionin se Achraf dhe unë mund të ktheheshim në Spanjë”.

Hakimi ishte një nga emrat e nxehtë të merkatos së kësaj vere.

Për lojtarin në fjalë, përveç PSG, kishte edhe disa klube të interesuara, përfshirë Chelsea. Në lidhje me këtë, Camano pranon: “Po, edhe ata e kishin synim absolut. Fakti që u bënë kampionë të Europës ndoshta i bëri ata disi mendjemëdhenj në negociata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat