Inter mund të bëjë një tjetër shitje të bujshme

Futboll

Inter mund të bëjë një tjetër shitje të bujshme

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:42
Simeone

Jo vetëm Achraf Hakimi, Inter mund të bëjë një tjetër shitje të bujshme në merkato.

Është folur shumë për të ardhmen e Lautaro Martinez, i cili nuk ka arritur akoma marrëveshjen me zikaltrit për rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe shumë klube të mëdha të Europës janë të interesuar, veçanërisht në Spanjë. Real Madrid, Barcelona dhe… Atletico Madrid.

Simeone e pëlqen shumë argjentinasin dhe anasjelltas. Dhe Colchoneros duket se  kanë gati një plan për të siguruar Lautaro-n.

Sipas Mundo Deportivo, Atletico Madrid është që të hidhet në sulm për Demin në vitin 2022, një vit para skadencës së kontratës. Me kusht që lojtari të qëndrojë në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat