Chelsea rivalizon Manchester Unitedin për shërbimet e Camavingas

Futboll

Chelsea rivalizon Manchester Unitedin për shërbimet e Camavingas

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:21
Eduardo Camavinga

Klubi anglez Chelsea ka shprehur interesim për mesfushorin e Rennes Eduardo Camavinga.

Sipas ‘The Mirror’, Chelsea ka kontaktuar Rennes në lidhje me një transferim të mundshëm të Camavingas gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtori i ‘The Blues’, Petr Cech gjatë karrierës së tij ka luajtur në Rennes dhe ka ende disa shokë të mirë në France, ai po shpreson që me ndihmën e tyre të arrij ta transferojë mesfushorin e talentuar në “Stamford Bridge”.

Në anën tjetër Man Utd prej kohësh është lidhur me një transferim të mundshëm të 18-vjeçari, dhe duket se do të kemi një ‘derbi’ anglez në merkato.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat