Italia kampion i ri i Evropës, Anglia digjet nga penalltitë

Futboll

Italia kampion i ri i Evropës, Anglia digjet nga penalltitë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:09
Italia

(E plotësuar): -  Italia kampion i ri i Evropës. Italia triumfoi me penallti me rezultat 3:2 ndaj Anglisë, në finalen e madhe që u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.

 Italia fiton titullin e dytë, të parin në vitin 1968, ndërsa Anglia nuk e realizon ëndrrën e madhe, mbetet pa titullin e kampionit.

Anglia kurrë nuk e ka fituar titullin e Evropës. 

Image

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (1:1), por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk solli ndryshim rezultati.

Plotë 120 minuta, lojë e fortë, me dy gola e disa raste të mira, 6 kartona të verdhë, pesë të Italia dhe një të Anglia.

Rreth 60 mijë shikues në stadium, panë një finale të luftuar të Kampionatit Evropian.   

Image

Luke Shaw në minutën e 2-të nga afërsia realizoi në këndin e djathtë, pas asistimit të Trippier.

Në minutën e 36-të, Chiesa lirohet për mrekulli por goditja e tij nga 20 metra shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule.

Image

Në minutën e 57-të, Insigne godet fortë por Pickford mbron, duke e mbyllur me sukses këndin e djathtë.

Portieri Pickford tregon edhe një herë niveli e tij në minutën e 62-të, mbron goditjen e fortë nga rreth 14 metra të Chiesas.

Në minutën e 67-të, Verratti godet me kokë por mbron Pickford e topi i shtyrë nga shtylla e djathtë deri të Leonardo Bonucci i cili nga afërsia shënon, 1:1.  Berardi humb një rast të mirë në minutën e 73-të.

Image

Ndeshja përfundoi baras (1:1) në kohën e rregullt, duke shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta. As vazhdimet nuk ndryshuan rezultatin dhe penalltitë vendosën kampionin e ri.

Image

Për Italinë shënuan Berardi, Bonucci, Bernardeschi; dështon Belotti (mbron portieri Pickford), Jorginho (mbron Pickford) dhe për Anglinë realizuan Kane, Maguire, dështon Rashford (qëllon shtyllën e djathtë pingule), Sancho (mbron Donarrumma), Saka (mbron Donnarumma).

Italia – Anglia 1:1 - 3:2 me penallti

Stadiumi "Wembley" në Londra.

Shikues: 60.000.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Shënues: Shaw (2’) – Bonucci (67’).

Kartona të verdhë: Barella, Bonucci, Insigne, Chiellini, Jorginho - Maguire.

Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (Florenzi 118’), Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti (Locatelli 96’), Chiesa (Bernardeschi 86’), L. Insigne (Belotti 91’) dhe Immobile (Berardi 55’).

Anglia: Pickford, Walker (Sancho 120’), Stones, H. Maguire, Trippier (Saka 71’), Shaw, Phillips, Rice (Henderson 74’ – Rashford 120’), Mount (Grealish 99’), Sterling dhe H. Kane.

Kampionët e Evropës
1960 Bashkim Sovjetik
1964 Spanja
1968 Italia
1972 Gjermania Perëndimore
1976 Çekosllovakia
1980 Gjermania Perëndimore
1984 Franca
1988 Holanda
1992 Danimarka
1996 Gjermania
2000 Franca
2004 Greqia
2008 Spanja
2012 Spanja 
2016 Portugalia
2021: Italia

Përfundon ndeshja edhe pas vazhdimeve. Finalja vendoset me penallti.

120’ Ndeshja në penallti padyshim është sikur një lloto sportive!  Aty vetëm përqendrimi dhe fati sportiv vendosin fituesin. 

Italia – Anglia 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’) – Bonucci (67’).
Kartona të verdhë: Barella, Bonucci, Insigne, Chiellini, Jorginho - Maguire.
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson (Florenzi 118’), Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti (Locatelli 96’), Chiesa (Bernardeschi 86’), L. Insigne (Belotti 91’) dhe Immobile (Berardi 55’).
Anglia: Pickford, Walker (Sancho 120’), Stones, H. Maguire, Trippier (Saka 71’), Shaw, Phillips, Rice (Henderson 74’ – Rashford 120’), Mount (Grealish 99’), Sterling dhe H. Kane.

117' Italia mbrohet me sukses, Anglia kërkon t'i shmanget penalltive.

114' Po afrohet edhe fundi i sfidës në vazhdime.

112' Luftë e madhe, për çdo, emocione e emocione.

111' Kurrë më afër penalltive! Ka edhe 9 minuta lojë.

109' Anglia apo Italia, cila do të triumfojë?

107' Bernardeschi godet fortë nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, Pickfort mezi pret. 

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

105' Lojë me kujdes të shtuar sepse gabimi më i vogël vështirë riparohet.

103' Ritëm i lartë, kujdes i madh.

101’ Dy palët luftojnë, kërkojnë golin e triumfit të madh. 

99' Nuk ka ndryshim të rezultatit, 1:1, emocione të mëdha në tribuna.

96' Lojë e matur nga të dy palët. Sterling po tregohet i rrezikshëm.

93' Anglia në pritje të tiutllit të parë e Italia të dytit.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Në kohën e rregullt nuk ka fitues, përfundon me rezultat 1:1.

Finalja e Kampionatit Evropian shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Anglia apo Italia, cila do të triumfojë?

Italia – Anglia 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’) – Bonucci (67’).
Kartona të verdhë: Barella, Bonucci, Insigne.
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti, Chiesa (Bernardeschi 86’), L. Insigne dhe Immobile (Berardi 55’).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier (Saka 71’), Shaw, Phillips, Rice (Henderson 74’), Mount, Sterling dhe H. Kane.

90' Sterling u mundua por pa sukses.

87’ Lojë nervash, emocione të mëdha në tribuna. 

85' A po shkon në vazhdime loja?

84’ Insigne ndëshkohet me karton të verdhë. Tre kartona deri me tash, të gjitha të Italia.

82' Emocione të pafundme, gabimi më i vogël për secilën kombëtare do të jetë fatal.

80' Italia po sulmon.

79' Finale e fortë.

77’ A po shkon finalja në vazhdime dy herë nga 15 minuta?

Italia – Anglia 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’) – Bonucci (67’).
Kartona të verdhë: Barella, Bonucci.
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti, Chiesa, L. Insigne dhe Immobile (Berardi 55’).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier (Saka 71’), Shaw, Phillips, Rice (Henderson 74’), Mount, Sterling dhe H. Kane.

73' Fat i madh për Italinë, Berardi nuk u tregua i shkathët.

71’ Ndeshja e fortë, në presion dy Kombëtaret.

Italia – Anglia 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’) – Bonucci (67’).
Kartona të verdhë: Barella, Bonucci.
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti, Chiesa, L. Insigne dhe Immobile (Berardi 55’).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier (Saka 71’), Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling dhe H. Kane.

70' Finale e madhe!

67’ Marco Verratti godet me kokë por mbron Pickford e topi devijohet nga shtylla e djathtë deri të Leonardo Bonucci i cili nga afërsia shënon, 1:1.

67' Italia po lufton me mish e më shpirt. Bonucci barazon rezultatin 1.1.

64' Stones godet me kokë mbi portën e Italisë.

62' Portieri Pickford tregon edhe një herë niveli e tij, mbron goditjen e fortë nga rreth 14 metra të Chiesas.

61' Një gol, një karton i verdhë dhe një zëvendësues deri me tash.

55’ Zëvendësimi i parë, Barella largohet Cristante futet në lojë.

Italia – Anglia 0:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’).
Kartona të verdhë: Barella.
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella (Cristante 55’) , Verratti, Chiesa, L. Insigne dhe Immobile.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling dhe H. Kane.

53' Italia ka ndezë motorët.

51' Insigne gjuan nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, po0r jashtë portës së majtë.

50' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

47' Italia nuk ka çfarë të humb, kërkon barazimin. Kartoni i parë i verdhë, Barella i Italisë.

46’ Fillon pjesa e dytë, finale drithëruese  

Përfundon pjesa e parë, Italia - Anglia 0:1.

Pjesa e parë u veçua me angazhim të pashoq të dy palëve, sidomos të mbrojtjes shumë të fortë të Anglisë. 

Rreth 60 mijë shikues në stadium, panë një finale të luftuar të Kampionatit Evropian.   

Luke Shaw në minutën e 2-të nga afërsia realizoi në këndin e djathtë, pas asistimit të Trippier. 

Në minutën e 36-të, Chiesa lirohet për mrekulli por goditja e tij nga 20 metra shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule.

Italia – Anglia 0:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’).
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella, Verratti, Chiesa, L. Insigne dhe Immobile.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling dhe H. Kane.
4 minuta shtesë, lojë jashtëzakonisht e mirë.

44' Fundi i pjesës së parë.

42' Chiesa me shokë bën presion por pa sukses.

40’ Anglia luan me siguri të madhe në mbrojtje, telashe për sulmuesit e Italisë.

38’ Lojë me ritëm të shtuar, qoftë të njëra palë dhe kombëtarja tjetër, po japin maksimumin. 

36' Chiesa për mrekulli lirohet por goditja e tij nga 20 metra shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule. 

35’ Luke Shaw në minutën e 2-të nga afërsia realizoi në këndin e djathtë, pas asistimit të Trippier.  

Italia – Anglia 0:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’).
Italia: G. Donnarumma, di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson, Jorginho, Barella, Verratti, Chiesa, L. Insigne dhe Immobile.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling dhe H. Kane.
33' Anglia luan me ritëm e me kujdes të shtuar, Italia kërkon koridor për të shënuar.

30' Lojë me presion për të dy palët, por Anglia e ka epërsinë.

28' Italia po mundohet me forcat e saja, dot që ta shpërthejë mbrojtjen shumë të sigurtë të anglezëve.

26’ Anglia luan me siguri të madhe në mbrojtje, me kundërsulme të rrezikshme.

24' Italia në presion të rezultatit, Anglia po avancon me 0:1.

21' Ndeshje e luftuar, Anglia kërkon trofeun e parë e Italia të dytin.

19' Italia në presion.

17' Lojë me rivalitet të madh.

15’ Anglia shumë e mirë, Italia kërkon barazimin.

Italia – Anglia 0:1
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Shaw (2’).
Italia: G. Donnarumma - di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson - Jorginho, Barella, Verratti, Chiesa, L. Insigne - Immobile.
Anglia: Pickford - Walker, Stones, H. Maguire - Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling - H. Kane.
13’ Goli i hershëm, goli i minutës së 2-të nga Shaw, gati sa eksplodojë stadiumi nga atmosfera brilante.

12' Lojë e madhe, një Angli që po tregon forcën.

8' Insigne në mundësi të mirë por gjuan jashtë portës.

6' Atmosferë brilante.

4' Lojë e fortë, Italia në presion.

2' Luke Shaw nga afërsia godet fortë dhe kalon në epërsi (1:0) Anglinë. 

1' Fillon lufta e madhe mes superfuqive, armosferë drithëruese!

Atrmosferë drithëruese.

Futbollistët dalin në fushë, intonohet himni.

Gjithçka gati!

Nuk falet gabimi qoftë edhe më i vogël, mbetesh pa trofeun e kampionit të Evropës! 

Finalja drithëruese zhvillohet në orën 21.00 në stadiumin “Wemblye” në Londër!

Jo vetëm Kontinenti i Vjetër në këmbë, në pritje të finales së madhe Angli – Italia. 

Anglia kërkon trofeun e parë e Italia të dytin në Kampionatin Evropian.  

Italia nuk e fituar nga viti 1968, sonte kërkon ta rikthejë në vitrinat e tyre!

Finale mes dy Kombëtareve më të mira, që çon në këmbë Italinë dhe Anglinë, gjithë Kontinentin e Vjetër e më gjerë. 

Italia - Anglia
Stadiumi "Wembley" në Londra.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Italia: G. Donnarumma - di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson - Jorginho, Barella, Verratti, Chiesa, L. Insigne - Immobile.
Anglia: Pickford - Walker, Stones, H. Maguire - Trippier, Shaw, Phillips, Rice, Mount, Sterling - H. Kane.

Kampionët e Evropës
1960 Bashkim Sovjetik
1964 Spanja
1968 Italia
1972 Gjermania Perëndimore
1976 Çekosllovakia
1980 Gjermania Perëndimore
1984 Franca
1988 Holanda
1992 Danimarka
1996 Gjermania
2000 Franca
2004 Greqia
2008 Spanja
2012 Spanja 
2016 Portugalia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat