Lajm i mirë për tifozët shqiptarë

Futboll

Lajm i mirë për tifozët shqiptarë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:20
Lajm i mirë për tifozët shqiptarë

Dy ndeshjet e ekipeve shqiptare në “Conference League” mund të ndiqen falas në “RTSH”. Ishte ky njoftimi i televizionit shqiptar gjatë ditës së djeshme duke njoftuar se përballjet mes Laci-Podgorica dhe Vllaznia-Siroki Brijeg mund të ndiqen në këtë kanal.

Por ku do të transmetohet ndeshja mes Sf Gheroghe dhe Partizani? Ndeshja e parë është mbyllur në favor të skuadrës shqiptare me rezultatin 5-2, por festa nuk duhet të nisi para kohe.

Sipas raportimeve të mediave moldave, ky takim do të mbulohet live në internet nga klubi i Sf Gheorghe.

Pra pritet që në faqen zyrtare të kësaj skuadre të jepet linku ku mund ta shihni ndeshjen pa asnjë kosto, sigurisht duke mos llogaritur konsumin e internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat