E konfirmon Malidini

Futboll

E konfirmon Malidini

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 07:41
Paolo Maldini

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar që sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud do të bashkohet me “Rossonerët”.

Giroud ka befasuar me vendimin e tij pasi ai rinovoi kontratën para Kampionatit Evropian dhe tani do të transferohet tek Milani ku sipas “SkySport.it” kap shifrën prej dy milionë eurosh.

Ardhjen e tij e ka konfirmuar edhe Drejtori sportiv, Paolo Maldini.

“Nesër do të duhet të arrijë Giroud në Milano. Kemi një dyshe sulmuese të re tani (Ibrahimiovic – Giroud)”, fillon të qeshë.

“Olivier është një lojtar shumë i mirë që sapo ka fituar Ligën e Kampionëve, është një lojtar i besueshëm që mund të sjellë eksperiencë në një skuadër që është mjaft e re në moshë”, tha Maldini.

“Mund të arrijë edhe një sulmues i ri në skuadër, duam që ta balancojmë skuadrën dhe pastaj të përmirësohemi edhe në repartet tjera gjatë afatit kalimtar veror nëse është nëvoja”, përfundoi Paolo Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat