Mungoi në stërvitje

Futboll

Mungoi në stërvitje

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:41
Mungoi në stërvitje

Erling Haaland është në majën e listës së dëshirave të shumë klubeve të pasura në Europë dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, sepse po flitet për një sulmues që në sezonin e fundit ka shënuar 41 gola në 41 ndeshje dhe për dikë që e ka harruar është ende 20 vjeç.

Ditët e fundit ka dalë në skenë një ofertë e çmendur e Chelsea-t prej 175 milionë eurosh, një shifër që do ta trondiste Dortmundin, por, me sa duket, për momentin klubi gjerman kërkon ta mbajë në skuadër “yllin” norvegjez. Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për mediat gjermane përgjegjësi i ekipit, ish-mesfushori, Sebastian Kehl.

“Nuk ka asgjë të re në lidhje me Haaland. Ai është në planet tona dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Erling është i etur për të shënuar sa më shumë me Dortmundin dhe ndihet shumë mirë tek skuadra jonë. “

Kehl e përmendi jo pa arsye edhe praninë  e sulmuesit në stërvitje në ditët e ardhshme, sepse Haaland ka munguar në seancat e para stërvitore të Borussias, duke ndezur zërat për një largim të tij, ku përveç Chelsea-t kanë shfaqur interes edhe Reali i Madridit e Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat