Jahja me Strugën synon kualifikimin  

Futboll

Jahja me Strugën synon kualifikimin  

Nga: K.G. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:55
Jahja me Strugën synon kualifikimin  

Klubi, i cili ekziston vetëm qe 6 vite, sot ka një rast të madh për të shkruar historinë. 

Gjegjësisht, Struga Trim & Lum ka një rast të mirë në debutimin e saj në garën evropiane për të kaluar raundin e parë kualifikues në Conference League dhe për t’u ndeshur pastaj me ekipin bullgar, CSKA nga Sofja. 

Sot në orën 17.00, në stadiumin të FFM-së, Struga mirëpret ekipin cilësor të Liepaja nga Letonia, me synimin për ta mposhtur atë dhe për të vazhduar më tej. 

Sigurisht, do të jetë një sukses i madh historik për ekipin e Srgjan Zaharievski”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.
Abdulhadi Jahja, sulmues i Strugës, është optimist.

"Është fakt që kemi një rezultat të mirë nga ndeshja e parë, është  fakt që Liepaja është një ekip me të vërtetë i mirë, por gjithsesi nuk është i pathyeshëm. 

Sigurisht që ne e vlerësojmë dhe respektojmë mysafirin, por unë shpresoj dhe besoj që kjo pengesë mund të kapërcehet, ne nuk e fshehim atë që do të fitojmë. 

Ne e dimë shumë mirë se çfarë na pret, ne gjithashtu dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Unë jam optimist, besoj me ekipin tonë, vetëm detyrat e trajnerit Zaharievski duhet të realizohen dhe gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. 

Ky është një rast i madh për ne për sukses historik dhe nuk duhet humbur kaq lehtë”, tha Jahja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat