“Kane është lojtar i Tottenhamit dhe pikë”

Futboll

“Kane është lojtar i Tottenhamit dhe pikë”

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:48
Trajneri i ri i Tottenham Nuno Espirito Santo

Trajneri i ri i Tottenham Nuno Espirito Santo, ishte i prerë kur u pyet për të ardhmen e Harry Kane.

Kohëve të fundit janë rritur zërat që Kane mund të largohet nga kryeqyteti i Anglisë, megjithatë Nuno, ishte tejet i bindur që ai do të qëndrojë te Spurs.

“Harry Kane është lojtari ynë. Pikë! Nuk ka nevojë të thuhet asgjë tjetër. Ai duhet të pushojë dhe të rifitojë energjinë e tij. Kur të kthehet do të flasim. Unë pres që ai të fillojë të punojë me ne”, tha fillimisht Nuno.

“E vetmja gjë që duhet të them është se Kane është një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat