Katër skuadra angleze dëshirojnë shërbimet e Houssem Aouar

Futboll

Katër skuadra angleze dëshirojnë shërbimet e Houssem Aouar

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:49
Houssem Aouar

Shumë skuadra nga Anglia kanë shprehur interesim për mesfushorin e Lyon Houssem Aouar.

Sipas ‘The Mirror’, janë katër ekipe angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Man Utd janë skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit.

Francezi ka kontratë me Lyonin deri më 30 qershor të vitit 2023, por thuhet se ai mund të largohet gjatë kësaj vere për një shifër rreth 25 milionë euro.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 ndeshjen me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuaur tetë gola dhe katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat