Tomori: Jam i emocionuar

Futboll

Tomori: Jam i emocionuar

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:05
Tomori: Jam i emocionuar

Fikayo Tomori ishte një nga surprizat e  bukura të edicionit të fundit të Serisë A. I ardhur nga Chelsea në formë huazimi dhe pak  njohuri nga tifozët në Itali, anglezi me origjinë nigeriane zhvilloi paraqitje mjaft të mira me fanellën e Milanit dhe klubi nuk i kurseu aspak 28 milion eurot në merkaton e kësaj vere për ta blerë kartonin e 23-vjeçarit.

Qëndërmbrojtësi është mjaft entuziast për sezonin e ri ku shpreson në një rrugëtim të gjatë në Champions League.

“Tek Milani ndjehem shumë mirë, kam besimin e të gjithëve. Jam i emocionuar që do luaj me këto ngjyra në Champions League, sepse ky kompeticion dhe Milani kanë një marrëdhënie të veçantë. Me zor po pres që të luaj një mbrëmje Championsi në “San Siro” me praninë e tifozëve, ëndërroj të shkoj larg në këtë eveniment, shpresoj të ndodhë.”

Më pas Tomori foli edhe për ardhjen e një futbollisti me të cilin ka ndarë dhomat e zhveshjes e seancat stërvitore tek Chelsea, Olivier Giroud.

“Olivier është një lojtar që mundohet ti japë kurajo të gjithëve, është një futbollist shumë i pershtatshëm për një skuadër, si brënda po ashtu edhe jashtë fushës. Ka fituar Championsin, Botërorin, ligën e parë franceze dhe është fantastike që do të jetë me ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat