Shkëmbimi Saul – Griezmann, flet presidenti i Atletico Madridit

Futboll

Shkëmbimi Saul – Griezmann, flet presidenti i Atletico Madridit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 17:36
Saul Niguez dhe Antoine Griezmann.

Barcelona dhe Atletico Madridi janë në negociata për ta konkretizuar shkëmbimin e dyshes Saul Niguez – Antoine Griezmann.

Në lidhje me ecurinë e këtij operacioni ka folur edhe presidenti i Atletico Madridit Cerezo i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë zhvillime të reja së shpejti në këtë drejtim.

“Në botën e futbollit gjithçka është e mundur. Askush nuk e di se çfarë mund prodhojnë këto negociata.”, tha Cerezo.

Rikthimi i Griezmann?

“Nëse kjo ndodh do të ishte një surprizë e ëmbël. Shumë shpejtë do të kuptoni diçka.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat