Atletico Madrid interesohet për Di Lorenzon

Futboll

Atletico Madrid interesohet për Di Lorenzon

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 13:19
Giovanni Di Lorenzo

Mbrojtësi i Napolit, Giovanni Di Lorenzo po tërheq vëmendjen e skuadrave evropaine.

Giovanni  Di Lorenzo pas paraqitjeve të mrekullueshme në Kampionatin Evropian e rinovoi kontratën me Napolin sapo u rikthye në Itali.

Mirëpo, sipas “Corriere dello Sport”, Napoli duhet të jetë vigjilent pasi Atletico Madrid po interesohet për italianin.

Arsyeja e interesimit të “Los Colchoneros” është se Kieran Trippier është afër rikthimit në Premierligë, dhe me arkën e mbushur plotë pas shitjes së tij, Atletico po kërkon një laternativë të mirë që i përshtatet futbollit të Diego Simeones dhe Di Lorenzo shihet si lojtari ideal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat