Njëri nga futbollistët kryesorë largohet na Llapi, ja ku pritet të transferohet

Futboll

Njëri nga futbollistët kryesorë largohet na Llapi, ja ku pritet të transferohet

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 10:08
Engjëll Hoti

Llapi ka mbetur pa njërin ndër futbollistët kryesor i cili kishte fascinuar me paraqitjet e tij sezonin që e lamë pas.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Engjëll Hoti, të cilit i ka skaduar kontrata me klubin llapjan.

Hoti i ka falënderuar klubin dhe bashkëlojtarët më të cilët kishte punuar.

Duket se Hoti është ndarë shumë i lumtur me periudhën që ka pasur në klub, duke i falënderuar të gjithë.

Kujtojmë që mediat kishin raportuar se Hoti do jetë transferimi më i ri i gjigantit shqiptar, KF Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat