Bekteshi: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Futboll

Bekteshi: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:01
Leotrim Bekteshi

Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë për Prishtinën dhe shpëtoi skuadrën pa pësuar golin e dytë, duke larguar një top nga vija e portës.

Prishtina fitoi me rezultat  4-1 ndaj CQ Nomads në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

“Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen”.

“Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat