Vllaznia beson te kualifikimi

Futboll

Vllaznia beson te kualifikimi

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:10
Vllaznia beson te kualifikimi

Vllaznia u kualfikua në raundin e dytë të Conference League duke realizuar një mrekulli përballë Siroki Brijeg.

Pas humbjes 3-1 në Bosnje, kuqeblutë e mposhtën kundërshtarin 3-0 në Loro Boriçi dhe siguruan biletën për në raundin tjetër, mëgjithatë ka patur shumë pak kohë për ta festuar atë kualfifikim sepse menjëherë një javë më vonë ka ardhur dita për të zbritur në fushë kundër Ael Limassolit në Qipro.

Në aspektin moral gjithçka është atje ku duhet dhe optimizmi është në maksimum, megjithatë kundërshtari është mjaft i fortë. Brdaric nuk ka të gatshëm vetëm brazilianin Da Silva i cili u dëmtua në sfidën ndaj Sirokit, pjesa e tjetër është e gjitha e disponueshme këtë përballje.

Krymi do të rikthehet pas pezullimit dhe pritet të marrë vendin e tij në mesfushë përkrah Jonuzit e Kalezic, ndërsa heroi i takimit të fundit Djurdjevic do të jetë i ndihmuar në sulm nga  Hoxhaj e  Kruja. Në mbrojtje nuk ndryshon asgjë me Gurishtën, Adilin, Imamin e Bulatovic.

Kundërshtarë që ka që më 11 Prill që nuk fiton, madje as në miqësoret e verës deri më tani nuk i’a ka dalë të fitojë, gjithsesi kjo nuk do të thotë asgjë, sepse AEL është një nga skuadrat më të rëndësishme në Qipro duke qënë 6 herë kampion, madje në 2012-ën mbërriti deri në grupet e Europa Leagues. Sfida fillimisht ishte programuar për t’u zhvilluar në orën 16:30, por për fat organizatorët e ndryshuan orarin dhe do të luhet në orën 19:00. Nëse skuadra jonë ia del në këto dy ndeshje do të ketë përballë fituesen e ciftit Qarabag-Ashdod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat