Juve e kuptoi gabimin

Futboll

Juve e kuptoi gabimin

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:15
Juve e kuptoi gabimin

“Allegri? Max është shumë i motivuar dhe i bindur për kthimin e tij te Juve”. Këto janë fjalët e Giovanni Galeone, trajnerit dhe mikut të ngushtë të Massimiliano Allegri, lidhur me kapitullin e tij të dytë në stolin e bardhezinjve.

“Unë jam ai që kam disa dyshime për Juven, – pranoi Galeone në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, – sepse nuk është shumë i bindur për lëvizjet në merkato. Jemi duke pritur që disa gjëra të zgjidhen, personalisht kam pritur më shumë nga Juve”.

Më tej, lidhur me merkaton, Galeone shtoi: “Allegri ka nevojë për të paktën 3 ose 4 lojtarë. Dakord, Locatelli, nëse Chiellini do të rinovojë mund të luajë 15-20 ndeshje. Juve duhet të marrë një qendror të majtë pa u menduar fare.

De Laurentiis? Ai e ka vlerësuar Allegrin që nga ditët e Milanit dhe unë e di me siguri këtë, por kthimi i tij te Juve ishte i rëndësishëm. Agnelli e pranoi që largimi i tij pas kaq shumë trofesh të fituar nuk ishte zgjedhja e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat