Lukaku: Kam biseduar me Inzaghin, këto janë planet

Futboll

Lukaku: Kam biseduar me Inzaghin, këto janë planet

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:40
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është kthyer në kampin stërvitor të Interit , ku edhe zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore në Appiano Gentile.

Lukaku i kthyer menjëherë u drejtoi një mesazh tifozëve.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur që jam përsëri këtu, shpresojmë të vazhdojmë rrugën e mirë që kemi filluar dhe të vazhdojmë të fitojmë. Ne lojtarët do të punojmë shumë për të bërë ëndrrat të bëhen realitet”.

Për trajnerin e ri Inzaghin, Lukaku tha se ka biseduar me të, shkruan sportmediaset.

“Ne biseduam shumë ditën që klubi njoftoi se ai do të bëhej trajneri i ri dhe gjithashtu biseduam kur isha në Kampionatin Evropian. Vëllai im Jordan gjithashtu më tregoi shumë për të, ai është një trajner i mirë, mendoj se do ta ndihmojë skuadrën për të bërë gjëra të mëdha. Shpresojmë të punojmë së bashku për të vazhduar rrugën që kemi filluar”, theksoi Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat