Teuta kërkon përmbysjen në Andorrë

Futboll

Teuta kërkon përmbysjen në Andorrë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:31
Teuta kërkon përmbysjen në Andorrë

Teuta ka shansin e fundit sot për të vazhduar rrugëtimin në Europë. Mundësinë e parë e shpërdoroi me andorrianët e Inter Eskaldes duke u mundur turpshëm në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Ishte një nga netët më të errëta për kampionët e Shqipërisë gjatë gjithë historisë së tyre në arenën europiane.

Jo sepse u mposhtën, por sepse kundër andorrianëve konsideroheshin superfavoritë dhe nuk kishin pse e komplikonin kaq shumë, pasi tani vërtetë është e vështirë për ta përmbysur një humbje 2-0 në shtëpi.

Por, jo e pamundur… Sepse në fund të fundit Inter Eskalde mbetet një skuadër më e dobët se Teuta dhe për më tepër goli jashtë fushës nuk ka më vlerë, prandaj edhe një fitore me dy gola diferencë do ta çonte ndeshjen në shtesë.

Skuadra e Teutës ka mbërritur gjatë paradites së djeshme në Andorrë për ndeshjen që do të luhet sot në orën 17:45.

Interesimi i medias vendëse ka qenë zero dhe për këtë motiv trajneri Edi Martini nuk ka dhënë asnjë deklaratë para ndeshjes, siç e kërkon në fakt edhe protokolli. Pas largimit të Rustem Hoxhës, trajneri Martini pritet të spostojë Albano Aleksin në mbrojtje. Dilemat e vetme të Edi Martinit janë Karabeci me Dajën dhe Krasniqi me Grudën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat