Portieri i Kosovës vazhdon karrierën në Turqi

Futboll

Portieri i Kosovës vazhdon karrierën në Turqi

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:47
Portieri i Kosovës vazhdon karrierën në Turqi

Portieri i Kosovës Aro Muriç do të luajë sezonin tjetër tek skuadra turke Adana Demirspor.

22-vjeçari është huazuar nga skuadra e Mançester Sitit e cila zotëron dhe kartonin e lojtarit. Adana Demirspor sezonin e kaluar luajti në Ligën e Parë turke duke u shpallur dhe kampione, teksa këtë vit do të jetë në Superligë në elitën e futbollit turk.

Interesante është se Muriç do të jetë shok skuadre me Mario Balotelin, pasi pak kohë më parë klubi turk zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin italian, duke bërë dhe bujë të madhe.

Aro Muriç prej vitit 2017 është pjesë e Sitit, por pjesën më të madhe e ka kaluar në huazim tek skuadra si NAK Breda në Holandë, Notingam Forest dhe Girona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat