Interi pranon ofertën tunduese për Lukakun

Futboll

Interi pranon ofertën tunduese për Lukakun

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:37
Romelu Lukaku

Chelsea kërkon një qendërsulmues me patjetër.

Bisedimet me Erlling Haaland kanë ngecur dhe drejtuesit e kampionëve të Europës po kërkojnë për një tjetër alternativë.

Ata kanë zgjedhur Romelu Lukakun. Ish-sulmuesi i bluve po shkëlqen me Interin dhe siç bën me dije Corriere della Sera, Roman Abramovich ka ofruar 130 milionë euro për belgun.

Kjo është një ofertë shumë tunduese për Interin, që është i prirur ta pranojë dhe të lejojë largimin e Lukakut. Ndërkohë, djali i Roman Abramovich ka qenë në Milano ditët e fundit për të punuar për mbylljen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat