Sulmuesi francez do t’ia besojë të ardhmen e tij klubit madrilen.
Karim Benzema është pranë marrëveshjes për ta rinovuar kontratën e tij te Real Madridi, raporton “Marca”.
Kontrata aktuale te Reali do të skadojë në vitin 2022, por krerët e “Galaktikëve” janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re njëvjeçare, përcjell KosovaPress.
Benzema shënoi 23 gola në 34 ndeshje të La Ligas sezonin e kaluar, e po ashtu në Kampionatin Evropian 2020 regjistroi katër gola në katër paraqitje.