Uzuni është lojtari më i shtrenjtë i kampionatit hungarez

Futboll

Uzuni është lojtari më i shtrenjtë i kampionatit hungarez

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:59
Uzuni është lojtari më i shtrenjtë i kampionatit hungarez

Myrto Uzuni po kalon padyshim periudhën më të bukur të karrierës s tij, teksa ka arritur të fitojë titullin e parë kampion në kampionatin hungarez.

Por për të mberritur deri në këtë pikë është dashur një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e cila nis që në ligat e ulta të futbollit shqiptar.

Nga Tomorri te Apolonia, e më pas Laçi sulmuesi shqiptar i hedh hapat një e nga në karrierën e tij, ndërsa tashmë shijon momentin më të bukur në përvojën e tij në futboll.

Futbollisti 26-vjeçar kryeson listën e lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit të Hungarisë. Kartoni i tij mban vlerën 3 milionë euro, nga 1.8 që mbante një vit më parë, më shumë se kushdo tjetër në elitën hungareze. “Trasfermarkt” e rendit Uzunin si lojtarin më të shrenjtë të kampionatit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat