E do Messi, Barcelona vihet në lëvizje

Futboll

E do Messi, Barcelona vihet në lëvizje

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:18
E do Messi, Barcelona vihet në lëvizje

Mbrojtësi i Atalanta-s, Romero, është sigurisht një nga më të kërkuarit në këtë merkato të verës.

Flitet për negociatat të avancuara me Tottenham, por në orët e fundit ka dalë një tjetër kandidate e papritur.

Sipas Mundo Deportivo-s, Barcelona është gati të hidhet në sulm për lojtarin e zikaltërve.

Klubi katalanas është në kërkim të një mbrojtësi cilësor, në gjendje të japë garanci dhe të përforcojë të gjithë repartin.

Ky interesim mund të bëjë që të zhvillohet një ankand me Tottenham, me një bazë nisje prej 50 milionë euro.

Sipas shtypit spanjoll, Romero është një kërkesë direkte e Leo Messi-t. Të dy njihen mirë, respektohen dhe këtë verë kanë fituar Copa America-n.

Të shohim nëse Barça do të arrijë t’i bashkojë dy shokët e kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat