Telashe për Milanin

Futboll

Telashe për Milanin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:54
Telashe për Milanin

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur këtë të shtunë nga klubi italian, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Mesfushori algjerian nuk do të mund të paraqitet në miqësoren ndaj Nice. AC Milan ka njoftuar se lojtari në fjalë është mirë me shëndet dhe po stërvitet në shtëpi.

Klubi italian gjithashtu ka bërë të ditur se Bennacer nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit dhe se gjithë të tjerët kanë rezultuar negativ në testet e bëra për koronavirus, para udhëtimit drejt Nice.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat