Dallimi i madh në fizik mes Neymarit dhe Messit

Futboll

Dallimi i madh në fizik mes Neymarit dhe Messit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:45
Dallimi i madh në fizik mes Neymarit dhe Messit

Lionel Messi dhe Neymari janë në qendër të vëmendjes gjatë pushimit të tyre veror, por për arsye të ndryshme.

Njëri në formë të shkëlqyer fizike e tjetri që lë shumë për të dëshiruar në prag të fillimit të sezonit të ri 2021/22.

Derisa tifozët e Barcelonës mezi e presin lajmin që argjentinasi e ka nënshkruar marrëveshjen me klubin, pasi kontrata i mbaroi më 30 qershor, 34-vjeçari duket të jetë në formë të shkëlqyer fizike.

Ai postoi video dhe fotografi duke stërvitur edhe gjatë pushimit veror.

Neymari, ndërkohë, është duke pushuar në Ibiza. Braziliani është parë në gjendje të padëshirueshme fizike me peshë të shtuar në stomak.

Kjo i ka tmerruar tifozët e Paris Saint-Germainit, të cilët nuk e kanë parë yllin e skuadrës së tyre në gjendje të tillë më parë.

Shumë tifozë në rrjetet sociale kanë bërë krahasime mes Messit, 34-vjeç, dhe Neymarit, 29-vjeç, për gjendjen e tyre fizike para fillimit të sezonit të kah mesi i këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat