Marrëveshja mes La Ligas dhe fondit të investimeve CVC

Futboll

Marrëveshja mes La Ligas dhe fondit të investimeve CVC

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:33
Marrëveshja mes La Ligas dhe fondit të investimeve CVC

Marrëveshja mes La Ligas dhe fondit të investimeve CVC, që do të lejojë injektimin e menjëhershëm të 2 miliardë e 700 milionë eurove, do të jetë si oksigjen për klubet elitare në Spanjë.

 Marrëveshja do të ketë impakt të menjëhershëm veçanërisht te Barcelona, që do të mund të federojë Lionel Messin dhe pjesën tjetër të blerjeve të verës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar dhe shpallur tashmë nga LaLiga me këtë fond, që do të ketë 10% të aksioneve në kapitalin e organit të kryesuar nga Javier Tebas, duhet të ratifikohet së shpejti. Javën e ardhshme do të mbahet Asambleja e përgjithshme e klubeve, e cila do të miratojë marrëveshjen.

Ky injeksion i kapitalit, i cili është për të gjitha klubet, në rastin e Barçës do të ndihmojë në zgjerimin e marzhit financiar për blerjet e reja. Kjo do të thotë që nuk do të ketë pengesa për marrëveshjet e rëna dakord prej javësh, me Leo Messin dhe pjesën tjetër të afrimeve të reja, kur përfshihen Kun Agüero, Depay, Eric Garcia dhe Emerson.

Të hënën e kaluar, Presidenti Laporta siguroi, pa dhënë më shumë detaje, se sipas lojtarët e blerë së fundmi mund të regjistrohen në LaLiga, por i kërkoi Tebas më shumë hapësira për të bërë blerje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat