Shamroku bën shitjen e bujshme

Futboll

Shamroku bën shitjen e bujshme

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:08
Shamroku bën shitjen e bujshme

Shamroku bën shitjen e bujshme, ylli 22-vjeçar i irlandezëve transferohet për 2 milionë euro te…

Kampionët e Irlandës, Shamrok Rovers, do të luajnë sot në shtëpi për turin e tretë të Ligës së Konferencës ndaj Teutës në orën 21:00. Në ditët e fundit, një nga çështjet që ka rrëmbyer skenën tek irlandezët ka qenë shitja e mbrojtësit Liam Skeils te Sëlltiku për një shumë prej 2 milionë eurosh.

Mirëpo, transferimi ende nuk ka marrë formë zyrtare dhe sipas mediave në Dublin, gjithçka do të formalizohet pas ndeshjeve me Teutën.

Shamroku kërkon me patjetër të kualifikohet dhe mbrojtësi Skeils do të shkojë te Sëlltiku vetëm pas përfundimit të ndeshjeve me durrsakët. 22-vjeçari mendohej se mund të mungonte ndaj Teutës, por klubi irlandez ka konfirmuar se transferimi do të zyrtarizohet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat